Wiki Loves Earth është një konkurs ndërkombëtar fotografik rreth zonave të mbrojtura natyrore. Në vitin 2016, për herë të parë këtij konkursi i bashkohet edhe Shqipëria dhe Kosova.

Qëllimi i Wiki Loves Earth Albania & Kosovo është dokumentimi i trashëgimisë natyrore në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe mbledhja e sa më shumë fotove cilësore të zonave të mbrojtura në Shqipëri & Kosovë për t”i përdorur më pas ato në Wikipedian në gjuhen shqipe, në Wikipedia në gjuhë të tjera, në projekte të tjera të Wikimedias dhe kudo tjetër.