Gara e fotografisë WLE 2016 e organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithsej janë ngarkuar 802 foto nga 100 pjesëmarrës në Shqipëri ndërsa në Kosovë 365 foto nga 63 pjesëmarrës. Gjatë muajit korrik, një juri prej pesë anëtarësh e përbërë nga:

    • Ammar Tivari (administrator në Wikipedian shqip)
    • Olsi Hysa (administrator në Wikipedian shqip)
    • Lars Haefner (profesionist i marrëdhënieve me publikun, kontribuues në Wikipedian gjermanisht dhe Wikimedia Commons, fotograf)
    • Besnik Hamiti (fotograf i bazuar në Prishtinë, producent televiziv dhe Wikipedian)
    • Shkumbin Brestovci (profesionist i dizajnit të uebit, Wikipedian and anëtar i bordit në OJQ-në FLOSSK)

 

Juria ka analizuar dhe vlerësuar fotot më të mira dhe më cilësore të ngarkuara nga garuesit përmes tri raunde votimesh. Lista e 10 fotove fituese mund të shihet në këto dy linqe:

Shqipëri: Commons:Wiki Loves Earth 2016 in Albania/Winners

Kosovë: Commons:Wiki Loves Earth 2016 in Kosovo/Winners

Organizatorët kanë limituar numrin e fotove në Top 10 nga i njëjti fotograf në tri ndërsa në tre vendet e para në një nga ato që kishte votuar juria. Për këtë arsye, lista e fotove që janë dorëzuar në garën ndërkombëtare dallon paksa, ku shihet se konkurrenca është mjaft e fortë.

Fotografët fitues luten të aktivizojnë komunikimin me email (në fund të faqes këtu pasi të jeni kyçur) në llogarinë e tyre në Commons që të mund t’i kontaktojmë për ndarjen e çmimeve.

Falënderojmë jurinë dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan me foto në dokumentimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë së natyrës së dy vendeve tona.